Telegrafi

Qeveria mirëpret propozimet e AAK-së

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i ka thënë KTV-së se propozimet janë të mirëseardhura, por realizimi i tyre duhet të bëhet në përputhje me ligjet në fuqi dhe situatën në terren.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, një ditë më herët, ka kërkuar nga qeveria që të marrë masa për vendosjen e rendit dhe qetësisë edhe në veri të Kosovës. Ai propozuar vendosjen e tri nënstacioneve policore të Kosovës në veri. /ktv/