Në mbledhjen e 246-të të saj, të mbajtur në mënyrë elektronike, Qeveria e Kosovës më 22.01.2025 ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme për nevojat e terminalit doganor në Merdar.
Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit në një komunikatë të lëshuar për media sonte, më 22.01.2025.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Terminalit Doganor Merdare, Komuna e Podujevës”, njofton ZKM.