Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj ka miratuar propozim vendimin përfundimtar për shpronësim të pronave në Hade dhe Shipitullë.
Ministri i Mjedisit Ferat Shala tha se në këtë vendim nuk kanë hyre gjashtë prona të pronarëve që kanë hyrë në procesin e zhvendosjes.
Sipas Shalës nga gjithsej 17 prona në këtë vendim përfundimtar hyjnë vetëm 11 prona për miratim.
Kryeministri në detyrë Isa Mustafa tha se kjo ka të bëjë me tejkalimin e krizës e cila ka qenë e paralajmëruar.
Sipas Mustafës me këtë sigurohen kushtet që KEK të hyjë në pronësi dhe të zhvillohet veprimtaria e rregullt e korporatës në këtë fushë. /Telegrafi/