Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Udhëzimin e ri Administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës dhe vendosjen e marzhës së fitimit në tregtinë me karburante dhe derivateve të tjera.
Udhëzimi për rregullimin e çmimit të naftës dhe karburanteve është miratuar nga të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme.
Ekzekutivi më 24 qershor të këtij viti kishte miratuar një Udhëzim Administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës, por ai është ndryshuar sot.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtiaë, Rozeta Hajdari nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen udhëzimit të ri për rregullimin e çmimit të naftës. /KP/