Sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar pakon legjislative të reformës së administratës publike që përbëhet nga: Projektligji për Administratën Shtetërore dhe Agjencitë, Projektligji për Zyrtarët Publik si dhe Projektligji për Paga.
Ministri Yagcilar duke përshëndetur vendimin e sotëm të Qeverisë deklaroj se këtio tre projektligje mbrojnë administratën publike nga politizimi dhe krijojnë hapësirë për rritje profesionale të saj.
Pako legjislative e reformës së administratës publike ka për qëllim të fuqizoj organizimin dhe funksionimit e mirëfilltë të shtetit si dhe rregullimin e kaosit aktual në sistemin e pagave, rregullimin e organizimit dhe funksionimit brendshëm të institucioneve publike dhe agjencive, rregullimin dhe kontrollimin e zgjerimit të administratës shtetërore si dhe vendosjen e rregullave për rekrutim bazuar në meritë në sektorin publik.
“Këto tri projektligje vendosin rregull dhe sistem për funksionim të mirëfilltë të shtetit, që nënkupton: përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarit, rritje të besimit të publikut tek shteti, si dhe ngritjen e kapacitetit të administratë publike për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive sfidave të integrimit evropian, shtetndërtimit dhe zhvillimit.” tha Yagcilar.
Me miratimin e këtyre tre projektligjeve Qeveria ka përmbushur edhe obligimet përkatëse nga Agjenda e Reformave Evropiane si dhe nga Kontrata me Bashkimin Evropian për Reformën Sektoriale për Reformën e Administratës Publike.
Ministri Yagcilar deklaroj se synimi ynë është të ndërtojmë një administratë publike efikase, të përgjegjshme, transparente dhe llogaridhënëse sepse kjo është e një rëndësie të madhe për funksionimin e duhur të shtetit si dhe është gjithashtu mjeti themelor përmes të cilit mund të zbatohen strategjitë qeveritare për zhvillim dhe integrim Evropian.
Gjithashtu, këto tre projektligje janë të rëndësishme sepse administrata publike është një instrumenti kryesor që realizon marrëdhënien ndërmjet shtetit, qytetarit, shoqërisë civile dhe sektorit privat.
Yagcilar bëri thirrje që edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës të miratoj sa më shpejt tre projektligjet. /Telegrafi/