Qeveria e Kosovës ka aprovuar Projektligjin i cili do të mundësojë ndihmë juridike falas viktimave të dhunës në familje, të dhunës në baza gjinore; të cilitdo lloj të dhunës seksuale; të trafikimit me qenie njerëzore; viktimave të mitur, personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Qeverisë së Kosovës në Facebook.
“Kalon projektligji i cili do t’iu mundësojë ndihmë juridike falas viktimave të dhunës në familje; dëshmitare të dhunës, të dhunës në baza gjinore; të cilitdo lloj të dhunës seksuale; të trafikimit me qenie njerëzore; viktimave të mitur; fëmijëve që jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore; personave të cilëve u është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përben diskriminim, si dhe, personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/