Telegrafi

Qeveria miraton projektligjin për sigurime

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për sigurime. Ai i cili edhe ka paraqitur këtë projektligj ministri i financave Avdullah Hoti, ka thënë se hartimi i këtij projektligji ka qenë i domosdoshëm.

Kjo fushë sipas Hotit, deri më tani është rregulluar me rregullore të UNMIK-ut.

Ministri Hoti ka thënë se projektligji do të sqarojë shumë gjëra në aspektin e sigurimit dhe nuk do të ngarkojë apo ndikojë në buxhetin e shtetit.

Përkundrazi, Hoti thotë se projektligji do të sjellë të ardhura shtesë. /Telegrafi/