Site icon Telegrafi

Qeveria miraton projektligjin për pagat

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka miratuar projektligjin për pagat i cili ka për qëllim barazimin e pagave për punë të njëjta ose të ngjashme.

Zëvendësministri i Administratës, Hajredin Hyseni tha se me këtë ligj parashihet që të gjithë punonjësit publik të kenë pagën bazë të caktuar me ligj. Ai shtoi se ky projektligj përfshinë 11 koeficiente dhe 45 grada.

“Me projektligjin për paga për herë të parë në Kosovë që nga paslufta vendoset korniza ligjore unike e cila rregullon pagat me përbërësit e saj, ky ligj do të zbatohet për funksionarët publik, të zgjedhurit dhe të emëruarit nga të zgjedhurit, nëpunësit që e kanë statusin e nëpunësve civil, nëpunësit publik, ofruesit e shërbimeve publike në arsim, shëndetësi, polici dhe nëpunës tjerë paga e të cilëve paguhet nga fondet publike rregullimi i të cilëve do të bëhet me akte nënligjore…10min, në këtë kornizë janë vendosur funksionet dhe pozitat e punëve standarde të funksionarëve publik, nëpunësve civil dhe nëpunësve publik. Me qëllim të krahasimit të tyre duke vendosur në koeficiente të njëjtë për funksionet dhe pozitat e punës që janë të njëjtë ose të ngjashëm. Për pagën bazë janë vendosur 11 koeficiente dhe 45 grada”, tha ai.

Lidhur me ligjin për pagat pati diskutim, ku ministri i Kulturës, Kujtim Shala kërkoi nen të veçantë për krijuesit dhe performuesit në kulturë.

Kurse, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kërkoi që paga e ambasadorëve të bëhet në përputhje me koston e jetës ku ata jetojnë dhe jo të jetë e njëjtë si për ambasadorin në Shqipëri ashtu edhe për atë në Tokio etj. /Telegrafi/

Exit mobile version