Site icon Telegrafi

Qeveria miraton programin kombëtar për MSA-në

Qeveria e Kosovës ka miratuar programin kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit 2017-2021.

Qeveria po ashtu ka miratuar raportin vjetor të punës së qeverisë për vitin 2016.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ky raport ka për qëllim të sheh progresin e arritur në prioritetet e Qeverisë.

“Raporti ka për qëllim të sheh progresin e arritur, veçmas të jetë referencë për prioritetet strategjike për këtë vit. Gjatë 2016, Qeveria ka punuar në pesë prioritete, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës, agjendën evropiane dhe politikën e jashtme, arsim, shkencë, kulturë, sport, zhvillim rinor dhe zhvillimin e shëndetësisë moderne. Të arriturat kanë qenë të prekshme për qytetarët e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version