Site icon Telegrafi

Qeveria miraton Planin për adresimin e sfidave të raportit të BE-së

Qeveria e Kosovës ka aprovuar Planin Aksional për Adresimin e Sfidave të Raportit të Bashkimit Evropian, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se plani është kontribut i zyrës së kryeministrit, bashkë me Ministrinë e Integrimeve.

Haradinaj tha se duhet të mobilizohen që të avancojnë rrugën drejt BE-së.

“Jo me i identifiku sukseset, po problemet dhe sfidat dhe ato probleme me i kthyer në një plan veprimi për sfidat që janë gjetur në raportin e progresit. Jemi të interesuar të punojmë për këtë”, tha  ai.

Ndërsa, ministrja e Integrimit Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se raporti i BE-së nuk është vetëm përgjegjësi e MIE por e gjithë ministrive, dhe jo e qeverisë por e gjithë vendit.

Foto: Arkiv

 

Exit mobile version