Site icon Telegrafi

Qeveria miraton agjendën për mbledhjen e përbashkët me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar agjendën për mbledhjen e përbashkët në mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeveria së Shqipërisë, e cila do të mbahet më 27 nëntor në Korçë.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u bë e ditur se në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri do të arrihen disa marrëveshje.

Do të jetë një marrëveshje nga Zyra e kryeministrit, një nga Ministria e Tregtisë, pastaj nga Ministria e Punëve të Jashtme, nga Ministria e Integrimeve etj.

 

Exit mobile version