Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme vendosi të anulojë vendimin për pranimin e Oleksandr Onishchenkos në shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Vendimin Qeveria e ka marrë pas shqyrtimit të raportit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes të cilit njoftohet për mundësinë e heqjes së shtetësisë tashmë të dhënë, të cilën e ka kërkuar Qeveria në një seancë të mëparshme.
Vendimi i sotëm i Qeverisë është i bazuar në Ligjin për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme që të veprojë menjëherë pas vendimit për anulimin e vendimit për pranimin e Onishchenkos në shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.