Qeveria në seancën e sotme ka miratuar propozim-planin 3-6-9, për zbatimin e reformave urgjente për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, si dhe për ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Qeveria nuk zbulojnë se çfarë përmban propozim-plani, por thonë se opinioni do të njoftohet në mënyrë shtesë për përmbajtjen e tij.
“Për këtë hap të rëndësishëm që ka marrë qeveria për eurointegrimet e Maqedonisë dhe qytetarët, vetëm një muaj pas formimit, opinioni do të njoftohet konkretish gjatë ditëve në vazhdim”, thonë nga qeveria./Telegrafi/