Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 146-të e miratoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për Prokurori Publike.
Është marrë vendim që ligj të shkojë në Kuvend me flamur evropian në procedurë të shkurtuar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, Ministria e Drejtësisë e propozoi, ndërsa Qeveria sot pranoi që në procedurë kuvendare të lëshohet edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM u deklarua se po bëhet gati Propozim-ligji i tyre për Prokurori Publike dhe se së shpejti do ta dërgojnë në Kuvend./Telegrafi/