Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për kryeqytetin ku kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se qëllimi i këtij projektligji është rregullimi dhe funksionimi i kryeqytetit sipas Kushtetutës së Kosovës.
Ai tha se ky projektligj ka kosto financiare, por i dedikohet përmirësimit të jetës në kryeqytet.
“Kryeqyteti e ka statusin e veçantë që ushtron kompetenca brenda territorit të tij. Është një ligj që pret gjatë ndër vite. Rëndësia e kryeqytetit është e jashtëzakonshme. Ka kosto financiare por që i dedikohet përmirësimit të jetës në kryeqytet”, tha kryeministri.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se Projektligji për Prishtinën ka kosto buxhetore.
“Do ta dizajnojmë që të mos jetë ngarkesë e papërballueshme për buxhetin”, tha Hamza.