Site icon Telegrafi

Qeveria miratoi Deklaratën për zgjedhje të lira dhe korrekte

Qeveria në seancën e saj të 26-të, sot e miratoi Deklaratën për zgjedhje të lira dhe korrekte, si vlerë themelore që del nga neni 22 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, sipas të cilit, çdo qytetar i moshës madhore ka të drejtë vote që është e barabartë, e përgjithshme dhe e padiskutueshme dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj Deklarate, Qeveria ju sugjeron të gjithë bartësve të funksioneve publike dhe shtetërore, si dhe të punësuarve në organet udhëheqëse të shtetit, të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme ligjore si dhe hapave politike dhe institucionale për të garantuar të drejtën e padiskutueshme të çdo qytetari dhe të sigurojnë respektimin e parimit të votimit të fshehtë që të mund qytetarët të votojnë lirshëm, pa frikë ose kërcënim.

Në Deklaratë poashtu thuhet se duhet siguruar rrjedha e pandërprerë e procesit zgjedhor për të shmangur mashtrimet ose veprimet tjera joligjore dhe të mbahet siguria dhe integriteti i saj./Telegrafi/

Exit mobile version