Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që mësim online të ketë edhe në shkollat e mesme në Kërçovë dhe Strugë, në kohëzgjatje prej 7 ditësh, që nga fillimi i vitit shkollor.
Në njoftimin e qeverisë thuhet se është pranuar propozimi i Komisionit të Sëmundjeve Infektive për mësim online në shkollat e mesme të Tetovës dhe Gostivarit, në kohëzgjatje prej 2 javëve.
Nga qeveria informojnë se pas mbarimit të kësaj periudhe, sërish do të analizohet situata epidemiologjike dhe do të merren masa të reja./Telegrafi/