Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e jashtëzakonshme ka marrë masa të reja mbrojtëse kundër infektimit me coronavirus COVID-19, pas dy rasteve që u konfirmuan si pozitive me këtë virus në Kosovë.
Kryeministri, Albin Kurti njoftoi se kanë marrë vendim të mbyllen të gjitha kafeteritë e lokalet e natës, si dhe të gjitha qendrat tregtare, e të pezullohen aktivitetet kulturore e sportive.
Po ashtu ai thekoi se kontrolle shëndetësore të rrepta do tu nënshtrohen të gjithë ata të cilët kalojnë kufirin nëpër pika kufitare, duke u urdhëruar të jenë në karantinë 14 ditë pas kontrolleve.
Në vendimin për qendrat tregtare nuk përfshihen farmacitë dhe marketet ushqimore.
“Mbyllja e kafeterive, bareve, pabeve, restoranteve, mbyllja e tregjeve të kafshëve, dhe automjeteve. Mbyllja e qendrave tregtare, pa përfshirë farmacitë dhe dyqanet ushqimore, dhe pezullimi i gjitha aktiviteteve kulturore e sportive në Kosovë. Përjashtimisht barnatoret dhe marketeve me gjësende ushqimore. Reduktohen veprimet esenciale dhe staf esencial të gjithë sektorin publik, përveç sektorit të shëndetësisë dhe atij të sigurisë.
Kurti dha urdhër që të gjitha kompanitë privatë të organizojnë punën në atë mënyrë që punëtorët të mund të punojnë nga shtëpitë e tyre.
“Urdhërohen të gjitha kompanitë private që ta organizojnë punën që shumicën e aktiviteteve punëtoret t’i kryejnë nga shtëpia”, u shpreh Kurti./Telegrafi/