Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtojë në listën e qyteteve që kanë të kufizuar lëvizjen edhe Mitrovicën e Jugut, Gjilanin, Fushë Kosovën dhe Shtërpcën, përveç komunave të tjera për të cilat ka marrë vendim ditë më parë.
Sipas vendimit të Qeverisë e Kosovës, ndalesa për qarkullim të personave fizik jashtë shtëpive apo banesave të tyre fillon të zbatohet nga data 13 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë.
Nga ky vendim përjashtohen rastet urgjente shëndetësore, nevoja për tu kujdesur për të sëmurë dhe për persona me nevoja të veçanta, kërkimi i ndihmës nga institucione përkatëse në rastet e dhunës familjare, vdekja e anëtarit të familjes dhe përkujdesja ndaj kafshëve shtëpiake, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia.
Më parë, Qeveria kishte marrë vendim për kufizim të lëvizjes për Prishtinën, Vushtrrinë, Ferizajn dhe Prizrenin.
“Është miratuar edhe vendimi për ndërmarrjen e masave për qarkullimin e personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat në: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë. Ndalesa fillon të zbatohet nga data 13 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë. Përjashtim nga ky vendim janë rastet urgjente shëndetësore, nevoja për t’u kujdesur për të sëmurë dhe për persona me nevoja të veçanta, kërkimi i ndihmës nga institucione përkatëse në rastet e dhunës familjare, vdekja e anëtarit të familjes dhe përkujdesja ndaj kafshëve shtëpiake, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/