Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të lejojë qarkullimin edhe gjatë orës policore për personat që janë të angazhuar zyrtarisht në organizimin e zgjedhjeve të 17 tetorit.
Vendimi i u mor në mbledhjen 40-të të mbajtur në formë elektronike.
Ky vendim është plotësim-ndryshimi i pikës së 15-të të vendimit të datës 24 shtator për masat e përgjithshme dhe të veçanta kundër COVID-19.
“Kufizimi i qarkullimit nuk do të vlejë për personat e angazhuar zyrtarisht për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga ora 22:00 e datës 16 tetor 2021 deri në ora 05:00 të datës 18 tetor 2021. Këtu përfshihen anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit e procesit zgjedhor. Ky vendim është marrë me qëllim që t’u mundësohet kryerja e detyrës zyrtare”, thuhet në vendim. /Telegrafi/