Telegrafi

Qeveria merr përsipër shpenzimet e varrimit të viktimave

“Për të shprehur solidaritetin me zinë që ka pllakosur familjet e viktimave vendosëm të ndërpresim të gjitha aktivitetet festive të përcaktuara për ditën e sotme dhe të nesërme”, tha Berisha duke shtuar se qeveria merr përsipër shpenzimet e varrimit të viktimave të këtij aksidenti.

Kryeministri tha gjithashtu se aktivitetet festive për liberalizimin e vizave për Shqipërinë shtyhen për 48 orë, kurse koncerti festiv i parashikuar për të martën, shtyhet për ditën e premte pasdite. /Telegrafi/