Stacioni i parë i marshit të sotëm protestues ishte ndërtesa e Qeverisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Protestat e sotme i karakterizoi edhe një incident i pazakontë kur një automobil “fluturoi” drejt masës së protestuesve, veprim i cili ngjalli habinë dhe dënimin e protestuesve. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në mesin e protestuesve.
Por kjo nuk i ndaloi protestuesit që me anë të llastiqeve gjigante, të hedhin një numër të madh tullumbacesh me ngjyrë të cilat përfunduan mbi ndërtesën e qeverisë, e cila sërish u ngjyros me ngjyrat e “Revolucionit laraman” siç u ngjyros edhe rrethoja e ndërtesës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Protestuesit sot kanë arritur sipas një shtegu të ri, të panjohur deri më tani. Siç kanë deklaruar disa nga protestuesit për mediat, këtë e bëjnë sepse pengohen në shprehjen e revoltës së tyre qytetare para institucioneve shtetërore.
Pasi që e kanë ngjyrosur ndërtesën e qeverisë, protestuesit kanë vazhduar drejt Kuvendit të Maqedonisë./Telegrafi/
/Telegrafi/