Site icon Telegrafi

Qeveria merr 29 milionë euro kredi për rehabilitimin e rrugëve

Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), kanë arritur Marrëveshjen për kredi “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale” në vlerë prej 29 milionë euro, e cila marrëveshje u nënshkrua nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe përfaqësuesja e BERZH-it, Elena Petrovska.

Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje ka për qëllim rehabilitimin e rrugës nga Kllokoti deri në rrugën e Gjilanit (përafërsisht 17 km), përmirësimin e rrugës hyrëse të qytetit të Ferizajt (rreth 5.6 km), përmirësimin e rrugës hyrëse në qytetin e Gjilanit (përafërsisht 2.9 km), si dhe përmirësimin e rrugës hyrëse në qytetin e Prizrenit (rreth 2.7 km).

“Marrëveshja kredi në vlerë prej 29 milionë euro është me kohëzgjatje 3 vite grejs periudhë, 12 vite amortizim me këste gjysmë vjeçare, si dhe me normë të Interesit: EURIBOR + 1% për vit. Projekti për Rehabilitimin e Rrugëve Rajonale pritet të përfundoj me 31 dhjetor 2018”, ka njoftuar Ministria e Financave. /Telegrafi/

Exit mobile version