Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje urgjente, ku është propozuar edhe zyrtarisht transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, gjegjësisht është votuar Projektligji për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Propozimin e këtij Projektligji e bëri në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha.
Ministri Berisha në mbledhjen e qeverisë propozoi ndryshimin e tri ligjeve për FSK-në.
FSK-ja me ndryshimin e këtyre tri ligjeve merr detyra të reja dhe Ministria e FSK-së avancon në Ministri të Mbrojtjes.
Foto: Arkiv