Telegrafi

Qeveria mbështet investimet e PTK-së në Shqipëri

Përkrahja nga ana e ekzekutivit të vendit është bërë e ditur të mërkurën gjatë takimit të rregullt të qeverisë së Kosovës.

Ndryshe Bordi i PTK-së të hënën ka miratuar në parim projektin për të bashkëinvestuar në ngritjen e operatorit të katërt në Shqipëri të telefonisë mobile.
Nëse realizohet plani, PTK, është kompania e parë kosovare e cila do të investojë dhjetëra miliona euro jashtë kufijve të Kosovës.

PTK është kompani lider në shërbimin e ofrimit të telefonisë mobile dhe fikse në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar kjo kompani ka pasur më shumë se 170 milion euro qarkullim.

PTK gjithashtu ka më shumë se 300 milion euro para kesh, të cilat prej vitesh qëndrojnë në trezorët e bankave komerciale në Kosovë. /Telegrafi/