Site icon Telegrafi

Qeveria mban mbledhje për mandatin e EULEX-it

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot duke filluar nga ora 08:00 për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Ky vendim për mbajtjen e mbledhjes së Qeverisë erdhi pasi mbrëmë ka mbërritur letra e shefes së BE-së, Federica Mogherini.

Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e djeshme të Qeverisë tha se sapo të vijë konfirmimi nga Brukseli, do të mbajnë një takim në Qeveri ku do të aprovohen ligjet mbi bazën e letërkëmbimit ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësueses Mohgerini dhe pastaj sot të procedohen në Kuvend për shqyrtim dhe aprovim.

Exit mobile version