Site icon Telegrafi

Qeveria mbajti mbledhje elektronike, miratoi një vendim

Foto: Arkiv

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur të mërkurën mbledhje elektronike në të cilën ka marrë vetëm një vendim.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se është marrë vendimi për autorizimin e Ministrit të Financave që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën program tjetër mbi ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025, për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën prej 40 mijë euro.

“Qeveria ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2025-2027 dhe vendimin për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën program tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit Nr. 08/L-332 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën prej 40 mijë euro”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version