Qeveria e RMV-së njofton se përfaqësues të Qeverisë dhe anëtarë të Komitetit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, të kyçur në këtë projekt më të madh të infrastrukturës, do ta prezantojnë dokumentacionin dhe detajet e
Marrëveshjes për ndërtimin e dy korridoreve, në procedurë përkatëse parlamentare.
Nga Qeveria thonë se qëllimi është që deputetët të njoftohen me përmbajtjen dhe të gjitha detajet e Marrëveshjes për ndërtim të dy korridoreve, që janë në interesin e tyre.
“Prezantimi i Marrëveshjes do të zbatohet para të gjithë deputetëve të Kuvendit të RMV-së që posedojnë certifikatë adekuate të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së./Telegrafi/