Qeveria nuk është pro vendimit të ndaljes së pensioneve të dyfishta për familjet të cilat janë përfituese të dy skemave pensionale.
Zyrtarë të Qeverisë thonë se kanë përgatitur plotësim-ndryshimin e Ligjit që do të mundësonte këtë gjë, që është e ndaluar me Ligjin aktual.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se Qeveria punon që kësaj kategorie t’ua mundësojë të jenë përfitues të të dy skemave pensionale, por pa e shkelur ligjin. /Tribuna Channel/