Telegrafi

Qeveria lejon mbajtjen e aktiviteteve sportive edhe në hapësira të mbyllura

Sportet individuale mund të fillojnë aktivitetet me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Ka qenë vetë ministrja e Vlora Dumoshi që e ka kumtuar lajmin, duke dhënë edhe detajet e nevojshme.

“Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura gjatë stërvitjeve mund të marrin pjesë deri në 30 persona ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”, thuhet në njoftim.

Po ashtu janë liruar të punojnë edhe fitneset dhe pishinat.

“Lejohen fitneset si dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19”.

Për të vazhduar punon, matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte, thuhet në vendim. /Telegrafi/