Telegrafi

Qeveria lejon hapjen e çerdheve pas vlerësimit nga autoritetet komunale

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të lejohet hapja e çerdheve, por që kjo të bëhet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, transmeton Telegrafi.

“Ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”, thuhet në vendim e Qeverisë së Kosovës./Telegrafi/