Site icon Telegrafi

Qeveria Kurti do të organizojë punëtori për Planin e punës dhe të veprimit

Foto: Arkiv

Kryeministri Albin Kurti në fundjavë do të mbledh kabinetin qeveritar në një punëtori, ndërsa do ta Programin Qeverisës dhe Planin e Veprimit.

Telegrafi mëson se punëtoria do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë.

Lexo po ashtu Kurti në Prevallë: Nuk duhet ta sfidojmë njëri-tjetrin, por të bashkëpunojmë sepse problemet janë të mëdha

“Punëtoria e kabinetit qeveritar pritet të mbahet në fundjavë dhe e njëjta nuk do të mbahet në Prevallë por pritet të jetë në ndërtesën e qeverisë”.

Ndryshe, në këtë punëtori pritet të finalizohet Programi qeverisës dhe plani i veprimit.

I njëjti takim ishte mbajtur në Qeverinë Kurti 1, më 29 mars 2020 në Prevallë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version