Site icon Telegrafi

Qeveria Kurti ndërron pikën për dasmat, nuk lejohet fare organizimi i tyre

Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka ndaluar tërësisht organizimin e dasmave dhe të pameve në Republikën e Kosovës.

Megjithëse gjatë ditës së djeshme ishte thënë se lejoheshin dasmat deri në 10 persona, në vendimin e publikuar nga Qeveria e Kosovës, thuhet se pavarësisht numrit të personave, të pamet dhe dasmat ndalohen.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”, thuhet në pikën 21 të vendimit të Qeverisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version