Telegrafi

Qeveria Kurti ndan nga 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën

Qeveria e Kosovës në detyrë, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndarjen e nga 30 mijë eurove për dy familjet e minatorëve që humbën jetën dje në Minierën e Artanës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kërkuar nga ministrat që të miratojnë mjetet financiare për familjarët e dy minatorëve.

“60 mijë euro do të ndahen për familjarët e dy minatorëve qe humbën jetën dje në Minierën e Artanës. Të njëjtat do të transferohen në llogaritë e familjarëve të përcaktuara sipas të dhënave bankare”, tha Kurti.

Ndryshe mbrëmë pas mesnate janë nxjerrë edhe trupat e pajetë të Idriz Gërbeshit dhe Haki Arifit. /Telegrafi/