Site icon Telegrafi

Qeveria konfirmon: Dy super stadiume pas pranimit

Drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj, ka bërë konfirmime të rëndësishme në prag të pranimit të Kosovës në FIFA.

Ibër Alaj ka konfirmuar në një prononcimi për RTV Dukagjinin dhe Telegrafin se do të kompletohen dy stadiume me të gjitha kriteret ndërkombëtare të përmbushura plotësisht.

“Tashmë jemi në fund të aprovimit të projektit për ri-konstruktimin e Stadiumit të Prishtinës”.

“Mjetet janë ndarë edhe për kompletimin me të gjitha kriteret optimale ndërkombëtare të stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë. Pra, do të kemi dy stadiume të nivelit ndërkombëtar për të zhvilluar ndeshjet e këtij niveli”, u shpreh Alaj për RTV Dukagjinin.

Exit mobile version