Telegrafi

Qeveria kineze ndaloi transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit

Klubet kineze kanë pushtuar këtë afat kalimtar duke ofruar lojtarë shumë të fortë me paga marramendëse.

Por në këtë jave qeveria kineze i ka kushtëzuar klubet në harxhimet e tyre.

Për rrjedhojë nuk ka ndodhur edhe transferimi më i madh në histori, pasi Tianjin Quanjian kishte bërë gati ofertën prej 120 milionë euro.

Me këtë do të thyhej edhe shifra rekord e 105 milionë euro që u pagua verën e shkuar për Paul Pogban nga Manchester United.

Në këtë verë janë ofruar Carlos Tevez, Oscar dhe Axel Witsel.

Tianjin Quanjian mendohet se këtë oferta do t;ia bënte njëri mes Diego Costas, Edinson Cavanit, Karim Benzemas ose Radamel Falcaos. /Telegrafi/