Klubet kineze kanë pushtuar këtë afat kalimtar duke ofruar lojtarë shumë të fortë me paga marramendëse.
Por në këtë jave qeveria kineze i ka kushtëzuar klubet në harxhimet e tyre.
Për rrjedhojë nuk ka ndodhur edhe transferimi më i madh në histori, pasi Tianjin Quanjian kishte bërë gati ofertën prej 120 milionë euro.
Me këtë do të thyhej edhe shifra rekord e 105 milionë euro që u pagua verën e shkuar për Paul Pogban nga Manchester United.
Në këtë verë janë ofruar Carlos Tevez, Oscar dhe Axel Witsel.
Tianjin Quanjian mendohet se këtë oferta do t;ia bënte njëri mes Diego Costas, Edinson Cavanit, Karim Benzemas ose Radamel Falcaos. /Telegrafi/