Telegrafi

Qeveria kërkon mbështetje nga biznesi për bllokimin e mallrave serbe

“Mund të ndodhë që disa biznese të dëmtohen nëse detyrohemi të aplikojmë masat reciproke. Kërkoj nga ju që të mendoni në aspektin afatgjatë dhe do të përfitoni”, ka deklaruar Shala, në kuvendin e shtatë të punës së Odës Ekonomike të Kosovës.

Bllokimi i mallrave serbe është paralajmëruar ditë më marë edhe nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, pas njoftimeve se Serbia nuk po lejon eksportin e mallrave të Kosovës me arsyetimin se në dokumentacionet e eksportuesve është vula e Doganave të Kosovës.

Shala në këtë takim më tej ka theksuar se edhe vendimi i qeverisë dhe i Parlamentit për zvogëlimin e tatimit në fitim dhe atij në të ardhura personale, do ti bëjë të barabartë bizneset e Kosovës me partnerët në rajon dhe do të ulë shkallën e ekonomisë informale.

“Për shkak të normave të larta të taksave të aplikuara deri më tani shumë biznese kanë hezituar ti paguajnë obligimet ndaj shtetit. Reformat fiskale përfshinë disa nga elementet që ju bëjnë juve të fuqishëm karshi partnerëve tuaj në vendet e rajonit”, u ka thënë biznesmenëve Shala.

Kreu i OEK-ut, Besim Beqaj, e ka vlerësuar këtë hap si të arriturën kryesore të vitit 2008 për komunitetin e biznesit.

“OEK-u do të vazhdoj të ketë rol në përmirësimin e kushteve për investitorët vendor dhe të huaj, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës”, tha Beqaj. /Telegrafi/