Site icon Telegrafi

Qeveria kërkon fuqizimin e pozitës së Auditorit të Përgjithshëm

Sindikata e Zyrës e Auditorit të Kosovës përpjekjen e Qeverisë së Kosovës për ta fuqizuar pozitën e Auditorit të Përgjithshëm e ka cilësuar të dielën “krijim të monarkisë”.

“Po tentojnë të krijojnë një lloj monarkie”, ka thënë Enver Boqolli, kryetari i kësaj Sindikate, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përmes këtij projektligji, sipas Boqollit, dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, Ekzekutivi i vendit po fuqizon pozitën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.

Boqolli përmendi disa nga komentet që kishin dhënë në draftin e projektligjit, para miratimit të tij, pasi ishte hedhur në debat publik. Por, të cilat nuk janë përfshirë në projektligjin e miratuar.

Një ndër to ka qenë kërkesa që në kriteret për përzgjedhjen e auditorit të parashihet një dispozitë, ku thuhet se për pozitën e Auditorit të Përgjithshëm nuk mund të kandidojë asnjë person me të kaluar politike. /Telegrafi/

Exit mobile version