Site icon Telegrafi

Qeveria do kërkojë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski do të kërkojë sërish të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e vendit.

“Neve na nevojitet të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme për shkak se një pjesë e masave që i rekomandojmë vlejnë vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe është e rëndësishme që të vlejnë edhe më tej dhe të kemi instrumente dhe të punojmë me këto mekanizma”, tha Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se vendimin përfundimtar të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme duhet ta marrë presidenti Pendarovski pas mbledhjes së nesërme me Këshillin për Siguri.

Kreu i shtetit më herët deklaroi se nëse gjendja me coronavirusin po zbutet, do të mendojë dy herë nëse do të shpallë gjendje të re të jashtëzakonshme për të tretë herë radhazi./Telegrafi/

Exit mobile version