Site icon Telegrafi

Qeveria: Kemi kontrolluar dokumentet e LSDM-së dhe i hedhim poshtë si spekulime dhe pretendime të pasakta

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se i ka kontrolluar dokumentet që sot LSDM i dorëzoi tek ata, në lidhje me punën e ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. Nga Qeveria thonë se akuzat e LSDM janë spekulime dhe pretendime të pasakta.

“Inspektimi i kryer nga Inspektorati Administrativ ka të bëjë me aspekte të veprimtarisë arkivore dhe nuk ka evidentuar veprime të kundërligjshme. Kjo praktikë administrative është krijuar në vitin 2017 dhe është aplikuar në vazhdimësi nën udhëheqjen e ministrave të LSDM-së dhe BDI-së në qeveritë e kaluara”.

Lexo po ashtu LSDM ia dorëzon Mickoskit dokumentet për Mexhitin: A do të vazhdojë ta mbrojë?

“Nëse sipas logjikës së Kuzevskës, kjo është shkelje e ligjit, atëherë do të thotë se ligji është shkelur nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së. Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të inspektojnë dokumentacionin për informim të plotë dhe të saktë të publikut, siç kërkohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Ndryshe, sot LSDM dorëzoi dokumente në qeveri, pasi dje Hristijan Mickoski i ftoi të gjithë ata që kanë prova për keqpërdorime në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor t’i dorëzojnë në organet kompetente./Telegrafi/

Exit mobile version