Telegrafi

Qeveria: Karburant raketash dhe material eksploziv largohen nga shteti i Maqedonisë

Sasi e madhe e pajisjeve të rrezikshme dhe eksplozive të locuara mes vendbanimeve Novo Sellë dhe Vollkovë të Shkupit, që për disa vite kanë qenë një nga vatrat më ndotëse dhe më të rrezikshme për mjedisin jetësor, sigurinë edhe për shëndetin e qytetarëve, janë mënjanuar nga territori i Maqedonisë.

Siç njoftuan sot nga qeveria, për mënjanimin e disa tonëve naftë raketore të vjetruar për raketa që shpërndajnë retë dhe material tjetër shpërthyes, pronë e ish-kompanisë SHA “Teas Temko”, të cilët me vite qëndronin në deponi në vendbanime, fillimisht janë kërkuar 850 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Por, në vend të shpenzimit për qytetarët e vendit tonë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut organizoi procedurë për menaxhim dhe transportim të materieve të rrezikshme, pa asnjë denarë kompensim për kompaninë të cilën e zbatoi procedurën”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Ata shtojnë se procedurën për thirrje dhe zgjedhje të ofertës për këtë aksion, e ka zbatuar Sekretariati i Përgjithshëm, duke vepruar sipas vendimit të qeverisë të sjellë në seancën e 118-të qeveritare, me çka ishte pranuar oferta e kompanisë “Trajal” nga Serbia.

“Në planifikimin e zbatimit të kësaj procedure, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, fillimisht udhëhiqej nga kujdesi për shëndetin e qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor”, thuhet në njoftim./Telegrafi/