Telegrafi

“Qeveria ka qenë e paralajmëruar të mos shpejtojë me programin Cambridge” (Video)

“Prej vitit 2016 “Cambridge International” informoi Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit, më saktësisht zv.ministrin e atëhershëm, Spiro Ristovski, se është e nevojshme kohë më e gjatë për realizimin e programit Cambridge për shkollat e mesme. Shkresë e njëjtë është dërguar edhe tek unë”, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska.

Ajo theksoi se në letrën e dytë “Cambridge International” tregon se është e nevojshme kohë prej 18 muajve deri 24 për ataptimin e librave, ndërsa duke pasur parasysh afatet e ngushta në të cilat është bërë në Maqedoni, procesi përmban mangësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për fat të keq, në atë proces të zbatur nga qeveria e kaluar janë injoruar rekomandimet e vetë “Cambridge International”, dhe dëme u janë shkaktuar nxënësve dhe mësuesve”, tha Deskoska.

Ajoi shtoi se në vazhdë është procesi i revizionit të librave për arsimin fillor dhe të mesëm. Ajo ka mundësuar një pyetësor online për mësuesit për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me librat dhe ndryshimet e nevojshme.

Mësuesit kanë afat deri 15 shtator, ndërsa më pas do të formohen grupe të cilët do t’i analizojnë përgjigjet e mësuesve./Telegrafi/