Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje Ankandin e Bonove të Thesarit KV005-16, ku u ofertuan Obligacione Qeveritare 1-vjeçare në vlerë nominale prej 25 milionë euro.
“Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 64.47 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 25 milionë euro”, ka njoftuar Ministria e Financave.
Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.71 për qind vjetore, gjë që paraqet një dallim prej -26 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të bonove 12-mujore, e cila ishte 0.97 për qind. /Telegrafi/