Telegrafi

Qeveria jep 3.6 milionë euro për Gjilanin

Në fazën e parë do të kompensohen dëmet në vlerë prej 1.200.000 euro, ndërsa pjesa tjetër në fazën e dytë. 

Kjo u vendose ne mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, e cila ka zhvilluar mbledhjen e saj të 76-të, në të cilën ka aprovuar vendimin për kompensimin e dëmeve nga breshëri në komunën e Gjilanit dhe ka aprovuar plotësimet dhe ndryshimet në strategjinë legjislative për vitin 2009.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë kontributin e kabinetit qeveritar në diskutimin dhe miratimin e rishikimit të Buxhetit 2009, në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri ka theksuar se ndarja e mjeteve për fillimin e autostradës Morinë–Merdare, është një vendim i rëndësishëm dhe një hap i madh drejt zhvillimit të vendit, duke shprehur se ky projekt i rëndësishëm që do ta ndryshojë vendin tonë, ka përkrahjen edhe nga partnerët ndërkombëtar.

Zyra e Kryeministrit poashtu ka propozuar ndryshimin dhe plotësimin e Strategjisë Legjislative për vitin 2009 të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me këtë propozim, në Strategjinë Legjislative 2009 do të përfshihen edhe 11 (njëmbëdhjetë) projektligje të reja, ndërsa nga Strategjia janë propozuar që të hiqen 5 (pesë) projektligje.

Për të mbështetur organizimin e manifestimit tradicional “Ditët e Mërgatës në Kosovë – 2009”, që do të shënohen me manifestime në komunat e Prishtinës, Ferizajt, Mitrovicës, Prizrenit, Pejës, Gjakovës dhe Gjilanit, Qeveria ka vendosur në mbledhjen e sotme të ndajë 18 mije euro. /Telegrafi/