Qeveria japoneze do të ndihmojë disa institucione të Maqedonisë, duke u ofruar një grant prej mbi 400 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pesë institucione shëndetësore dhe katër arsimore do të nënshkruajnë sot marrëveshjen për grante të pakthyeshme.
Ambasada japoneze bën të ditur se këtë vit marrëveshjet nënshkruhen në kuadër të projektit “Grant programi për projekte të vogla”, ndërsa pjesë e nënshkrimit është vetë ambasadori Keito Haneda./Telegrafi/