Site icon Telegrafi

Qeveria italiane synon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 janar

Qeveria italiane synon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare të lidhur me pandeminë e coronavirusit të ri deri më 31 janar, tha sot kryeministri italian Giuseppe Conte.

“Propozimi është që të zgjatet gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 janar”, tha ai në një konferencë shtypi në Bruksel, pas një samiti të Bashkimit Evropian, raporton ATSh.

Gjendje e jashtëzakonshme është një përgjigje e zakonshme në Itali ndaj fatkeqësive të tilla, si tërmete ose kriza të shëndetit publik.

Kjo i lejon autoritetet publike të veprojnë më shpejt dhe të anashkalojnë burokracinë.  Gjendja e jashtëzakonshme aktuale pritet të skadojë më 15 tetor.

Exit mobile version