Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi njoftoi sonte se po tërheq ministrat nga qeveria.
Kjo e lë koalicionin qeverisës pa shumicë në parlamentin italian, raporton reuters.
Vendimi i tij, i njoftuar në një konferencë shtypi, po e shtyn Italinë në kaos politik ndërsa vendi përpiqet të mposht pandeminë e coronavirusit.
Renzi kërcënoi se partia e tij do të linte qeverinë të pakënaqur me planet e kryeministrit, Giuseppe Conte.
Ky i fundit ka planifikuar të shpenzojë miliarda euro në Bashkimin Evropian për të ndihmuar ekonominë. /Telegrafi/