Telegrafi

Qeveria italiane kompenson dëmet nga tërmeti

E gjithë kostoja e riparimit të ndërtesave të dëmtuara nga një tërmet masiv në Italinë Qendrore do të përballohen nga shteti, vendosi sot qeveria italiane duke miratuar një paketë ndihme për viktimat e fatkeqësisë.

Pas tërmeteve të mëparshme në Itali, kompensimi i plotë i dëmit ishte ofruar vetëm për shtëpitë ku njerëzit jetonin, me rimbursime të pjesshme që shkojnë për rindërtimin e shtëpive të pushimit dhe atyre jorezidente.

Një dekret ku përfshihen kushtet më bujare është miratuar në një mbledhje të kabinetit, në Romë.

Dekreti gjithashtu ofron kredi me kushte lehtësuese për sipërmarrësit, të cilët duan të rifillojnë bizneset e tyre, përfitime për punonjësit e firmave që u detyruan të mbyllen nga tërmeti si dhe shtyrje e pagesave tatimore për familjet dhe bizneset e prekura.

“Dekreti për tërmetin u miratua sot në mëngjes, ku ne zotohemi që nuk do t’ju braktisim dhe ne do t’ja dalim mbanë të gjithë së bashku”, ka shkruar kryeministri italian, Matteo Renzi në Twitter, disa orë para se të vizitonte zonat e dëmtuar.