Site icon Telegrafi

Qeveria italiane, kompanisë Stellantis: Vetura juaj quhet Milano, por ju e prodhoni në Poloni – nuk lejohet

Ministri i industrisë i Italisë, Adolfo Urso, ka kritikuar Stellantis për prodhimin e automjetit të parë plotësisht elektrik Alfa Romeo jashtë vendit, duke theksuar se ky vendim shkel ligjin italian.

Alfa Romeo në pronësi të Stellantis, markë kjo pjesë e industrisë italiane automobilistike, së fundmi ka zbuluar SUV-in e saj të ri Milano, të emëruar sipas qytetit ikonik verior italian të Milanos, ku Alfa Romeo u themelua në vitin 1910.

Por, bëhet e ditur se ky model po nderohet në fabrikën Tychy në Poloni dhe është modeli i parë i markës i prodhuar jashtë Italisë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Një veturë e quajtur Milano nuk mund të prodhohet në Poloni. Kjo është e ndaluar me ligjin italian”, tha Urso.

“Një veturë e quajtur Milano duhet të prodhohet në Itali. Përndryshe, është mashtrim që nuk lejohet sipas ligjit italian”, shtoi ministri.

Ndryshe, Stellantis ende nuk ka komentuar në lidhje me deklaratat e ministrit italian.

CEO i Stellantis, Carlos Tavares, tha se prodhimi i Milanos në Poloni dhe jo në Itali do të fitojë 10 mijë euro më shumë nga çmimi i tij i shitjes me pakicë, i cili fillon nga 30 mijë euro për versionin e tij më të lirë hibrid. /Telegrafi/

Exit mobile version